Projekti “Golden Eco”, i ideuar dhe menaxhuar nga Fondacioni Humanitar “Frutex & Golden Eagle” me mbështetjen e Frutex, sjell jo vetëm një qasje inovative për riciklim, por edhe ndikim real social e ekonomik në komunitet.
Duke filluar nga Suhareka, qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë ndryshimin përmes një veprimi të thjeshtë: ndarja e mbeturinave në shporta të veçanta për letër, plastikë, metal dhe qelq. Mbetjet e ricikluara do të shndërrohen në fletore për nxënësit, bursa për të rinjtë, çanta për shkolla dhe kontejnerë të rinj për komunën.
Ky projekt ka për qëllim të krijojë vende të reja pune, të forcojë përfshirjen ekonomike dhe të ndërtojë komunitete të qëndrueshme përmes edukimit dhe kujdesit për mjedisin. Pas Suharekës, "Golden Eco" do të përfshijë edhe komuna tjera të Kosovës.
“Golden Eco” është vetëm fillimi – sepse një qytet më i pastër fillon me një veprim të vogël!