Në Freesia, patëm nderin të mirëpresim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë / Ambasada Britanike në Prishtinë, z. Jonathan Hargreaves.
Së bashku me Ambasadorin Hargreaves, diskutuam rreth sfidave që përballojmë në punësimin e personave me aftësi të kufizuara, por edhe për arritjet tona deri më tani të fabrikës Freesia nga Fondacioni Golden Eagle.
Kjo vizitë është një mbështetje e madhe për misionin tonë të fuqizimit të komunitetit përmes punësimit gjithëpërfshirës.
Ekipi i Freesia, falënderon Ambasadorin Hargreaves për vizitën dhe mbështetjen.