Adresimi i sfidave tona për të lënë një ndikim të qëndrueshëm në komunitetin tonë. See our foundation

RELAX PËR 100 STUDENTË

Shtator 18, 2024
Shpërndaje

Mbështetur nga “Relax”, Fondacioni Golden Eagle do të ndajë 100 bursa me vlerë prej 80,000€ për Vitin Akademik 2024/2025,
Ky projekt synon të mbështesë të rinjtë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, duke u lehtësuar procesin e përmbushjes së ambicieve të tyre akademike.
Bursat, secila me vlerë prej 800€, do të shpërndahen përgjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor, duke i dhënë përparësi studentëve me arritje të larta akademike, të rinjve në kushte sociale të vështira, atyre me aftësi të kufizuara dhe të rinjve që kanë humbur njërin ose të dy prindërit.

Projekti i dhurimit të bursave për studentë tashmë është kthyer në aktivitet tradicional dhe ky vit i ri akademik, shënon herën e tretë të realizimit.

Për më shumë detaje rreth mënyrës së aplikimit, të rejave rreth këtij projekti dhe kritereve të plotësimit të bursës, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Fondacionit Golden Eagle.
Shkarko aplikacionin në:
https://goldeneagle-ks.com/foundation/

Dhe apliko në email: [email protected]

Lajmet e fundit