Kontakt

044 119 925

Shqip

Shaqir Palushi nga Frutex: Pas taksës, kemi pasë 30 % rritje të konsumit

Prodhuesi vendor, Shaqir Palushi nga kompania Frutex, ka thënë se taksa 100 % e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës ka pasë efekte shumë pozitive.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës ka qenë vendim i guximshëm, ndoshta më i rëndësishmi pas shpalljes së Pavarësisë, në raport me Serbinë”.

“Taksa ka pasë impakt pozitiv tek kompania jonë dhe kompanitë tjera prodhuese. Me shumë vonesë, pas shumë viteve është krijuar një frymë më pozitive e institucioneve dhe konsumatorëve për rëndësinë e konsumit të prodhimeve të prodhuara në Kosovë”.

“Është rritur konsumi i produkteve vendore, ndonëse kompania jonë nuk ka pasë konkurrencë të drejtpërdrejtë nga Serbia”.

“Në muajin dhjetor kemi pasë 30 % rritje të konsumit, besoj për shkak të frymës pozitive të krijuar tek konusmatorët. Impakti ka qenë pozitiv”.

Palushi në Info Magazine të Klan Kosovës ka treguar po ashtu edhe se ka sjellë kjo taksë vështirësi në furnizimin me lëndë të parë.

“E kemi importuar lëndën e parë nga Serbia para vendosjes së kësaj mase sepse disa nga kompanitë ndërkombëtare prej nga furnizohemi me lëndë të parë janë të vendosura në Serbi mirëpo kemi bërë zgjedhje alternative”.

“Për disa produkte ka qenë mirëkuptim nga furnitori që e ka mbuluar koston e transportit kurse për disa artikuj ka pasë ngritje të kostos për rreth 10 % por kjo nuk ka ndikuar në koston e produktit”.

“Nuk ka qenë e lehtë por për fat të mirë kemi pasë rezerva. Kemi pasë hapësirë kohore që ta plotësojmë prandaj nuk kemi pasë pengesë për furnizim me lëndë të parë”.

 

Ai ka thënë po ashtu se taksa është një vendim i duhur në raport me Serbinë.

“Para se të jem biznesmen, jam qytetar i Kosovës dhe besoj se kjo masë na ka bërë të ndihemi jashtëzakonisht mirë në raport me Serbinë duke marrë parasysh sjelljen karshi Kosovës dhe vështirësitë që kemi pasë dhe kemi për të plasuar një produkt në Serbi”.

“Ne eksportojmë në Serbi sepse jemi prezent vetëm në Luginën e Preshevës por të plasosh produkte në pjesën tjetër të Serbisë është e mundur, por është e pamundur të konsumohet sidomos nëse një produkt është i brenduar dhe dihet origjina e tij”.

Palushi ka deklaruar se kjo masë nuk do të sillte ndryshim pa sensibilizimin e qytetarëve për konsumimin e produkteve vendore.

“Nuk është Kosova i vetmi vend që ka vendosë flamujt e origjinës së produkteve sepse kemi parë edhe në Francë që vendosen flamujt e produkteve dhe ka ndikim pozitiv te qytetarët”.

“Një pjesë e qytetarëve më siguri se nuk e kanë ditur dhe tani në markete mund të shohin se sa është i madh numri i produkteve që vijnë nga Serbia”.

“Ndoshta gjithmonë do të ketë import më të madh nga Serbia por derisa ne nuk mund të jemi prezent atje dhe derisa të zhvillohet një politikë e tillë, mendoj se duhet të përshëndetet kjo masë”.

Sipas tij, “efektet e ndikimit të Serbisë janë jashtëzakonisht të mëdha në pengesat që na bën në rrugëtimin tonë, qoftë si shtet, qoftë si biznese”.

“Ligjërisht nuk pamundësohet që të eksportojmë në Serbi por efekti i politikës e bën të pamundur për kompaninë tonë por nuk di nëse kanë pasë sukses edhe kompanitë tjera nga Kosova”.

 

Shaqir Palushi  nga kompania Frutex ka folur për mbështetjen e Qeverisë për prodhuesit vendorë.

“E vërteta është që Qeveria vetëm 2-3 vitet e fundit ka një ndryshim dhe qasje më të mirë në prodhimet vendore”.

“Para 2-3 viteve as që është menduar dhe sikur janë turpëruar politikanët për të folur për prodhimet në Kosovë, ka qasje shumë më pozitive”.

 

Produktet Tona

Golden Eagle

Energy Drink

Më Shumë

Relax Juices

Lëngje Frutash

Më Shumë

Pije Freskuese

Të Gazuara

Më Shumë

Golden Eagle

Energy Drink

Golden Eagle lider në Kosovë  dhe rajon si simbol i cilësisë dhe shijës së përkryer .Golden Eagle ka filluar të pushtoj edhe botën duke qenë prezente në 29 vende.