Kontakt

044 119 925

Shqip

Një histori suksesi prej vitesh

NJË HISTORI SUKSESI PREJ VITESH PËR SHAQIR PALUSHIN

“Frutex” është ndër kompanitë më të njohura në vend.
Pija energjike “Golden Eagle” është pija më e shitur në Ballkan.Pronari i kompanisë, Shaqir Palushi, thotë se ka besuar në sukses, por asnjëherë nuk ka menduar se do të arrijnë kaq lartë. Shaqir Palushi me vëllezërit dhe stafin e tij ia kanë dalë që ta
bëjë “Frutex” lider në vend.

Ai njihet si biznesmen i fuqishëm, por edhe si një njeri bamirës, që përmes fondacionit “Golden Eagle” ka arritur të ndihmojë shumë familje në nevojë, të ndërtoj shtëpi, të dhuroj donacione për spitale, bursa për student, etj.Ky është vetëm një profil i shkurtër i këtij njeriu të fuqishëm në biznes, shumë korrekt e të respektuar nga një komunitet i gjërë njerëzisht, i cili mbrëmë i mbushi 50 vjeç.Një nga emrat më të njohur dhe më të suksesshëm të biznesit në vendin tonë është Shaqir Palushi dhe falë investimeve të kryera në sektorin e sipërmarrjes private në Kosovë ai mund të quhet biznesmeni i vitit. Ndryshe nga shumë të rinj që zgjodhën të largohen jashtë vendit në periudhën më të vështirë biznesmeni Palushi zgjodhi që të realizonte endrrën e tij në vendlindje.Karriera e tij nisi në moshën të re ku krijoi kompaninë e parë të biznesit në tregun e ushqimit dhe pijes në Kosovë.

Fillimisht kompania e drejtuar prej tij operonte në qytetin e lindjes, por falë punës së palodhshme, u shtri në mbarë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë duke u kthyer brenda një kohe të shkurtër në lider.“Fjalëpak, i palodhur dhe i bindur se çdo gjë arrihet me punë”, kështu e përshkruajnë biznesmenin e njohur personat që e njohin dhe punojnë për të.Edhe pse suksesi i tij ka arritur majat, Shaqiri karakterizohet nga thjeshtësia, modestia, bujaria dhe gjithmonë shfaqet vizionar.Jo vetëm Shaqiri, por e gjithë familja e tij janë të përfshirë në biznes, duke dëshmuar kështu një shembull të vërtetë të sipërmarrjes private në vendin tonë.Përveç karrierës së suksesshme si biznesmen, është dhe një person që beson shumë në Zot, gjë e cila ka bërë që të ndihmojë shumë persona në nevojë, ku njihet gjerësisht për bamirësitë e bëra.Janë shumë familje shqiptare që mban lidhur familja e tij madhe që njihet si një humanist dhe zemër gjerë.

 

Produktet Tona

Golden Eagle

Energy Drink

Më Shumë

Relax Juices

Lëngje Frutash

Më Shumë

Pije Freskuese

Të Gazuara

Më Shumë

Golden Eagle

Energy Drink

Golden Eagle lider në Kosovë  dhe rajon si simbol i cilësisë dhe shijës së përkryer .Golden Eagle ka filluar të pushtoj edhe botën duke qenë prezente në 29 vende.