Kontakt

044 119 925

Shqip

Fillon zëvendësimi i lëndës së parë serbe me ato të prodhuara në Kosovë

 

Qeveria e Kosovës në fillim të nëntorit ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore prej 10 për qind në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Vendosja e kësaj takse ka bërë  që kompania Frutex të përshpejtojë procesin e instalimit të linjës së  punimit të  frutave për të prodhuar lëndën e parë për prodhim të lëngjeve natyrale, e cila deri më tani ishte importuar kryesisht nga vendet e rajonit.

Ky  investim rreth 3 milion euro, është mbështetur me grante  edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Bashkimi  Evropian ku aty mund të përpunohen frutat  si:  mollë, dardhë,kumbulle, pjeshkë , rrush etj.

Frutex aktualisht ka të mbjella rreth 30 hektar me mollë dhe vishnje, por pjesën më të madhe të pemëve pret ti grumbulloj nga fermerët e Kosovës, prandaj kjo do të jete një mundësi e mirë për fermerët të cilët do të mund ti dorëzojnë prodhimet e tyre.

Kapaciteti i kësaj linje është 120 ton brenda 24 orëve dhe ky kapacitet do te jete i mjaftueshëm jo vetëm për nevoja të kësaj kompanie por edhe për prodhuesit e tjerë në   Kosovë.

Produktet Tona

Golden Eagle

Energy Drink

Më Shumë

Relax Juices

Lëngje Frutash

Më Shumë

Pije Freskuese

Të Gazuara

Më Shumë

Golden Eagle

Energy Drink

Golden Eagle lider në Kosovë  dhe rajon si simbol i cilësisë dhe shijës së përkryer .Golden Eagle ka filluar të pushtoj edhe botën duke qenë prezente në 29 vende.