Kontakt

044 119 925

Shqip

Dhurojmë dhurata për fëmijët

Kompania FRUTEX, i cila merret me prodhimin e pijeve energjike “Golden Eagle” dhe  lëngjeve“Relax”, edhe këtë viti ka filluar të shpërndaj dhurata për fëmijët, në disa qytete të Kosovës.

Iniciativa e nisur para disa viteve për shpërndarjen dhuratave për fundvit, tashmë është bërë traditë nga kjo kompani.

Të martën kompania ka filluar shpërndarjen e dhuratave në qytetin e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, për të vazhduar me Suharekë, Mitrovicë, Prishtinë, Vushtrri, Ferizaj dhe Gjilan.

Këtë vit, kompania “Frutex” ka vendosur të shpërndajë rreth 1500 dhurata për fëmijë ku ka zgjedhur disa shkolla, kopshte dhe organizata të ndryshme, që merren me kujdesin e fëmijëve.

Kompania do të shpërndajë dhurata në shkollën speciale “Lef Nosi”, shoqatën e autizmit në Prizren e Suharekë, Handikos në Suharekë dhe Gjilan, SOS Fshati në Prishtinë, po ashtu edhe shoqatën e të verbërve “Drita” në Vushtrri dhe në shumë kopshte nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Frutex në bashkëpunim me Fondacionin Humanitar Golden Eagle, i kushton kujdes të posaçëm fëmijëve dhe mundohet t'i përkrahë institucionet e ndryshme që merren me kujdesin e tyre.

Produktet Tona

Golden Eagle

Energy Drink

Më Shumë

Relax Juices

Lëngje Frutash

Më Shumë

Pije Freskuese

Të Gazuara

Më Shumë

Golden Eagle

Energy Drink

Golden Eagle lider në Kosovë  dhe rajon si simbol i cilësisë dhe shijës së përkryer .Golden Eagle ka filluar të pushtoj edhe botën duke qenë prezente në 29 vende.