Facebook Share Youtube Channel
Bashkohu me ne në Facebook
Ndihmë për konsumatorin 24h

Historia e ndërmarrjes

"Nuk ka sfida të lehta në industrinë e prodhimit, por ka njerëz të përkushtuar që të përballohen me secilën sfidë"

Shaqir Palushi

President i kompanisë Frutex

Frutex prodhues i brendeve Golden Eagle & Relax

Ndërmarrja Frutex u themelua në vitin 1994 në një periudhë relativisht të rëndë për bizneset, por falë këmbënguljes së themelueseve, kjo ndërmarrje i përjeto shtypjes por jo edhe luftës.

Në vitin 1999 ndërmarrja frute plaçkitet dhe thyhet plotësisht, duke paralizuar prodhimin dhe punën e punëtorëve. Pas përfundimit të luftës, në pjesën e dytë të vitit 1999, themeluesit e ndërmarrjes realizuan menjëherë hapat e parë për rindërtimin e fabrikës dhe rifillimin e punës. Në po të njëjtin vit ndërmarrja u kompletua dhe filloi prodhimi simbolik me një fuqi të vogël punëtore dhe teknologji më të vjetër.

Vazhdimi i suksesit të filluar

Pas disa kohe fabrika ndërron lokacionin e punës, si dhe pajiset me një teknologji më moderne për punë, duke ngritur kështu numrin e punëtorëve dhe duke rritur ndjeshëm cilësinë e prodhimit.

 

Në pjesën e parë të vitit 2006, gjegjësisht në muajin maj të atij viti, ndërmarrja Frutex filloi prodhimin e një pije të re energjike me emrin Golden Eagle.

 

Kjo pije u mirëprit shumë mirë nga konsumatori për shumë arsye kurse ato kryesoret ishin cilësia e lartë e pijes, vlera të larta ushqyese, dhe mbi të gjitha çmimi jashtëzakonisht konkurrues.

Duke parë që kjo pije po mirëpritet në tregun vendorë, ndërmarrja për prodhimin e pijeve jo alkoolike Frutex nga Theranda rriti sasinë e prodhimit dhe fillo një fushatë të madhe marketingu me qëllim sensibilizimin e konsumatorëve për këtë pije të re, e cila ishte tanimë e preferuar nga shumë të rinjë, dhe i përshtatej shumë lehtë çështjes ekonomike.

Tani ndërmarrja Frutex është përqendruar kryesisht në prodhimin e kësaj pije energjike, për të cilën janë shtuar kërkesat falë angazhimit të stafit teknik të kësaj ndërmarrje, dhe marketingut të madh që i është bërë, si dhe investimet e shumta që po bëhen për të arritur suksesin absolut.

Linja profesionale të prodhimit

Linja e prodhimit

Linja e prodhimit të Golden Eagle është aktive që në vitin 2006 por linja moderne e teknologjisë digjitale me kapacitet prej 15.000 kanaqeve për orë është instaluar në vitin 2008. Instalimi i kësaj linje është bërë nga ekspert të huaj, kryesisht gjerman dhe italian nga industria përkatëse.

 

Kjo linjë prodhon Golden Eagle, dhe produktet tjera në kanaqe të aluminit. Linja është tërësisht kompjuterike dhe nuk kërkohet intervenimi njerëzor në procesin standard të prodhimit

Linja e prodhimit të lëngjeve

 

Linja për prodhimin e lëngjeve është teknologji moderne e kombinuar Gjermane dhe Sllovene që ofron cilësi dhe sasi prej 7500 litrash në orë. Edhe kjo linjë është e teknologjisë sipas standardeve evropiane. Në këtë linjë bëhet ekskluzivisht mbushja e Relax në paketime plastike. Më poshtë disa foto nga kjo linjë e re: